Emocionet e elitës së futbollit të Kosovës

Futboll

Emocionet e elitës së futbollit të Kosovës

Më: 8 mars 2024 Në ora: 13:17
Pamje nga një ndeshje

Emocionet e elitës së futbollit të Kosovës, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Edhe ky vikend pritet të jetë i “nxehtë” pasi çdo sfidë është tejet e rëndësishme në tri frontet, titulli i kampionit, dalja në Evropë dhe mbijetesa në Superligë.

Kryendeshja e kësaj xhiro luhet mes rivalëve të vjetër, Dritës dhe Prishtinës.

Drita që po kalon formë jo të mirë në kampionat duhet medoemos të marrë fitore për ta ruajtur hapin për titull me Ballkanin e Llapin, derisa Prishtina ende po lufton për një vend në katërshe që dërgon në Evropë.

Llapi-Gjilani, është një tjetër ndeshje interesante derisa hiç me lehtë nuk do ta ketë as Ballkani që ndeshet me Malishevën.

Në zonën e rrezikshme bie në sy përballja mes Lirisë dhe Feronikeli 74’, skuadra këto që ‘luftojnë’ më të gjitha forcat për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat