Kukësi di si fitohet ndaj Laçit

Futboll

Kukësi di si fitohet ndaj Laçit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 15:43
Pamje nga një ndeshje

Kukësi do të presë në “Kukës Arena” skuadrën e laçit për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 27-të të kampionatit. Një duel mjaft i rëndësishëm për objektivat e të dyja skuadarve, takim ky që do të luhet ditën e hënë në orën 14:00.

Verilindorët aktualisht ndodhen në vendin e fundit në klasifikim me 19 pikë pas 26-javësh duke qenë shumë afër rënies në Kategorinë e Parë. Pavarësisht kësaj në Kukës janë të bindur se skuadra do të arrijë të mbijetojë dhe gjithçka do të nisë me sfidën ndaj kurbinasve.

Ndaj bardhezinjve skuadra e Bledar Devollit ka “jetike” 3 pikët dhe ndaj do të luajë “all-in” vetëm për fitoren. Kukësi në fakt beson edhe te statistikat e dueleve direkte mes dy ekipeve. Në 10 përballjet e fundit mes tyre verilindorët janë dukshëm dominues.

Në 5 duele Kukësi ka triumfuar, teksa 2 fitore kanë kurbinasit dhe 3 sfida kanë përfunduar në barazim mes tyre. 12 gola kanë shënuar verilindorët në portën e bardhezinjve, ndërsa këto të fundit kanë gjetur rrjetën e kuksianëve në 9 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat