Hoxha: Ju tregoj cili është Partizani më i mirë

Futboll

Hoxha: Ju tregoj cili është Partizani më i mirë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:32
Hoxha

Partizani fitoi përballë Erzenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, përfundoi me fitoren 0-4 të “Demave”, me golat e Carës, Mba, Atanaskoskit dhe Bintsouka. Pas kësaj sfide ka folur kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha i cili zhvilloi një ndeshje fantastike.

“Sot ishte një ndeshje e mirë nga ana ime, sepse u rrezikuam disa herë. Në dy raste e mbajta ekipin në lojë dhe kjo është detyra e portierit. Nëse ne do të pësonim një gol ndeshja do të bëhej majft e vështirë. Ndeshja e dytë radhazi pa pësuar? Është një nga detyrat e mia. Kur ishte ndeshja 4-0 pashë disa lojtarë që e fjetën mendjen dhe ju thashë që nuk duhet të pësonim. Është diçka që duhet ta rregullojmë me doemos”, u shpreh fillimisht Alban Hoxha.

Sekreti i formës tënde?

“Nuk ka ndonjë sekret të madh përveç viteve dhe eksperiencës pasi me ato fiton besim. Nga viti në vit stërvitesh më shumë. Kemi një trajner portierësh shumë të mirë, djalë i ri dhe që punon mirë edhe nga ana psikologjike. Ai është i mirë jo vetëm për mua, por edhe për Panon.”

Ke kaluar disa Partizanë, cili është më i miri për ty?

“Mendoj se disa vite ka patur Partizan shumë të mirë. Si koha kur dolëm kampion me Skënder Gegën. Për mendimin tim është ekipi që ka luajtur në Champions League përballë Ferencvaros.”

A mendon se tashmë ka një ringritje të egër?

“Ne vinim nga një ndeshje Kupe që nuk e mendonim se do e humbnim. Moralisht nuk ishim mirë dhe këtë e shfaqte edhe ekipit. Një ekip e madh tregon që duhet të ringrihet shumë shpejt. Çfarë iku iku, nuk kthehet më. Menduam se sot bëmë shumë mirë dhe vjen ndeshja e tjetër. Një nga një duhet të luftojmë këto beteja dhe të shkojmë te titulli kampion".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat