Avdijaj shënon në Austri

Futboll

Avdijaj shënon në Austri

Më: 10 mars 2024 Në ora: 20:31
Donis Avdijaj

Futbollisti Donis Avdijaj e ka shënuar golin e gjashtë në Bundesligën e Austrisë.

Avdijaj shënoi gol në barazimin e Hartbergut 1:1 ndaj Sturm Grazit.

Ai të dielën shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të të ndeshjes që i takoi javës së 22-të të Bundesligës austriake të futbollit.

Avdijaj i ka edhe katër asistime në edicionin aktual.

Ndërkohë, gol të dielën ka shënuar edhe Vesel Demaku.

Ai realizoi golin e parë në barazimin e Altachut përballë Wolfsbergerit 1:1. Ai shënoi në minutën e 15-të.

Për Altachun deri në minutën e 72-të luajti edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat