Kastriotët mposhtin në finale ATS dhe fitojnë trofeun e parë sezonal

Futboll

Kastriotët mposhtin në finale ATS dhe fitojnë trofeun e parë sezonal

Më: 12 mars 2024 Në ora: 11:30
Kastriotët

Kastriotët janë shpallur kampion të FSHF Cup, pasi triumfuan në finale ndaj ATS me rezultatin 2-3. Sfida e zhvilluar mbrëmjen e të hënës në Kompleksin “Football Republic” ishte e luftuar deri në sekondat e fundit dhe dhuroi emocione të shumta.

Sfida nisi më mirë për Kastriotët që zhbllokuan takimin që në minutën e 8-të me Ergys Sorrën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë sërish Kastriotët gjetën rrugën e rrjetës dhe dyfishuan rezultatin me të njëjtin lojtarë, Ergys Sorra.

Në minutat në vijim, ATS ngushtoi diferencën me Lorenc London, por Kastriotët shënuan edhe të tretin me Jahmir Hykën.

Në fundin e takimit ATS shënoi edhe golin e dytë me Xhuljano Reçin duke rihapur takimin por pa sukses pasi gjithçka përfundoi 2-3 për Kastriotët, që fituan FSHF Cup për herë të parë në histori.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e rastit me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri dhe specialistin e këtij sektori, Igli Mumajesi, të cilët i dorëzuan ekipit fitues medaljet dhe trofeun e FSHF Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat