Kur pritet të kthehet Ismajli?

Futboll

Kur pritet të kthehet Ismajli?

Më: 13 mars 2024 Në ora: 13:51
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli nuk arriti dot të përfundonte ndeshjen e kësaj fundjavë, atë humbje minimale në “San Siro” me Milanin.

Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua që të linte fushën e lojës, për shkak të një shqetësimi muskulor.

Në minutën e 42-ë, Ismajli ulet në tokë dhe nuk mund të vazhdonte, teksa kërkoi zëvendësim të detyruar.

Ismajli ka pësuar një kontraktim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye nuk është stërvitur dje me grupin.

Mbrojtësi duhet të pushojë disa ditë, për t’u rikthyer sërish me ekipin.

Maksimumi Ismajli mund të humbasë vetëm ndeshjen e radhës, ndërkohë nuk dihet nëse do të jetë gati për dy miqësoret e muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat