Mediumi zviceran: Kjo pjesë mbetet territori i kapitenit Granit Xhaka 

Futboll

Mediumi zviceran: Kjo pjesë mbetet territori i kapitenit Granit Xhaka 

Nga: K. Goca Më: 13 mars 2024 Në ora: 17:11
Granit Xhaka

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, e ka mendjen të ndeshjet miqësore për Euro 2024. 

Sipas informacioneve të mediumit zviceran “Blick”, Yakin, heq dorë nga pastrimi i madh pranveror.

Më 14 mars pritet të dihet lista e Zvicrës për ndeshjet miqësore (23 mars, në Kopenhagë) me Danimarkën dhe (26 mars, Dublin) me Irlandën

“Megjithatë, formacioni i Zvicrës me gjasë nuk do të ndryshojë hierarkinë e mesfushës, kjo pjesë e ekipit mbetet territori i kapitenit Granit Xhaka, i rrethuar nga Remo Freuler dhe Denis Zakaria”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat