Shaqiri tregon një detaj interesant në sfidën me Anglinë: Askush nuk e priste

Futboll

Shaqiri tregon një detaj interesant në sfidën me Anglinë: Askush nuk e priste

Nga: K. Goca Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:44
Artim Shaqiri - djathtas

Ish futbollisti i mirënjohur shqiptar, Artim Shaqiri, ish reprezentues i Maqedonisë së Veriut, ka treguar një detaj interesant në kohën kur ishte futbollist.

Ende kujtohet goli i tij spektakolar ndaj Anglisë pikërisht me 16 tetor të vitit 2002 në stadiumin në Southampton në kuadër të kualifikueseve për Euro 2004. 

Ndeshja Anglia - Maqedonia pati përfunduar baras (2:2) dhe Shaqiri shënoi nga rivënia e këndit në minutën e 10-të.  

Shaqiri e ka kujtuar atë moment fantastik në karrierën e tij në një intervistë për mediumin bullgar “Gong”.

“Golat nga këndi nuk janë të lehta për tu shënuar, duhet stërvitje dhe punë e vështirë për të shënuar direkt nga këndi. Ishte goli i tretë i tillë në karrierën time, shënova dy në kampionatin e Maqedonisë, por ishte dukshëm më e vështirë kundër Anglisë, me një portier si Seaman para vijës së portës.

Ai ishte dy metra i gjatë, e njëjta gjë vlente edhe për mbrojtësit anglezë, mezi vëreja futbollistët tanë nga gjigantët anglezë në zonën e rreptësisë.

Prandaj vendosa të provoj një goditje direkte, duke e ditur që nuk kemi pothuajse asnjë shans në duelet ajrore. Natyrisht, askush nuk e priste dhe gëzimi ishte aq i madh kur topi u fut në rrjetë, ishte e pabesueshëm.

Nuk përshkruhet me fjalë, zgjati tridhjetë sekonda apo një minutë, por më pas na u desh të qetësoheshim sepse ndeshja vazhdoi.

Mbaj mend që atëherë kam luajtur për CSKA-në e Sofjes dhe kam qenë shumë i njohur pas atij goli, ndjenja ishte fantastike në periudhën në vijim në të cilën isha në qendër të vëmendjes”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat