Arsenali insiston për yllin e Sociedadit, lojtarin e duan top-klubet

Futboll

Arsenali insiston për yllin e Sociedadit, lojtarin e duan top-klubet

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:23
Martin Zubimendin

Klubi anglez, Arsenal raportohet se po insiston që gjatë kësaj verë të transferojë mesfushorin e Real Sociedadit, Martin Zubimendin.

Zubimendi po bën një sezon të madh me skuadrën spanjolle duke ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Sipas medieve britanike, “Topçinjtë” tashmë janë duke i bërë llogaritë për transferimin e ylli të Sociedadit.

Londinezët thuhet se janë të gatshëm t’ia ofrojnë lojtarit dyfishimin e pagës që aktualisht ai merr tek Sociedadi.

Megjithatë, Arsenali, po përballet me konkurrencë të ashpër, pasi edhe Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona e duan  Zubimendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat