PSG kërkon sulmuesin e “Djajve të Kuq”

Futboll

PSG kërkon sulmuesin e “Djajve të Kuq”

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Skuadra e PSG-së do të ofrojë 75 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 26-vjeccar anglez Markus Rashford, që luan me Man. Junajtedin.

Lajmin e konfirmoi “Daily Mail”, që tha se anglezi është në planet e klubit francez për të zëvendësuar Kilian Mbapen sezonin tjetër. PSG kërkon të përfitojë nga fakti që Rashford po kalon një sezon të vështirë me “Djajtë e Kuq” (7 gola këtë sezon në Premier Ligë).

Rashford ka një kontratë deri në vitin 2028 me Man. Junajtedin, por PSZH kërkon ta sjellë në Francë, duke bërë një ofertë të kënaqshme për anglezët dhe vetë lojtarin.

Edhe pse janë ëprmendur mjaft emra si kandidatë të mundshëm, duke se anglezi është i duhuri për sulmin e Luis Enrike.

Sulmuesi ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij me Man. Junajtedin, ku në 393 ndeshje ka realizuar 130 gola, duke qenë i preferuar nga tifozët. Ardhja e Hojlundit, që ka shpërthyer muajt e fundit, duket se ka ndikuar në dëshirën e Rashfordit për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat