Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin sikur në qiellin e shtatë, çmendën gjermanët

Futboll

Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin sikur në qiellin e shtatë, çmendën gjermanët

Nga: K. Goca Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:04
Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni është kualifikuar në çerekfinale të Europa League në futboll. 

Një fitore dhe kualifikim në frymën e fundit. 

Përmbysje e rezultatit për 18 minutat e fundit. 

Bayer e mposhti me rezultat 3:2 Qarabagun e Azerbajxhanit. 

Në minutën 72-tën Qarabag avancoi me 0:2 në Leverkusen, falë golave të Zoubir (58') e Juninho (67').

Cafarquliyev i Qarabag është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 62-të.

Minutat e fundit, Bayer ka bërë presion të madh duke shënuar tre gola përmes Frimpong (72') e Schick (90+3 e 90+7’).

Granit Xhaka ka luajtur titullar duke treguar lojë të madhe në 20 minutat e fundit.

Ndeshja e parë pati përfunduar baras (2:2) dhe Leverkusen kualifikohet në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat