Drita sot mund të jetë lidere në Superligë

Futboll

Drita sot mund të jetë lidere në Superligë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:47
Drita

Ndeshja më e rëndësishme për Dritën në edicionin 2023/24, është sot (e dielë) në derbin e qytetit përballë Gjilanit.

Të gjithë derbit janë të zjarrtë, por ky i nesërmi është më ndryshe për Intelektualët.

Me një fitore eventuale, Drita do jetë lidere e re në ALBI Mall Superligën e Kosovës pas 26-të javësh.

Ballkani dhe Llapi kanë gabuar në dy javët e fundit, duke u mposhtur nga Malisheva dhe Fushë Kosova xhiron e kaluar, ndërsa sot (e shtunë) në Therandë, dy skuadrat që po luftojnë për titullin kampion luajtën pa gola, në një ndeshje mjaftë të tensionuar.

Për herë të parë që nga ardhja e Zekirija Ramadanit, bardhekaltërit kanë mundësi ideale për të marrur lidershipin në futbollin kosovar, pikërisht ndaj rivalit të qytetit, SC Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat