Një kombëtare i “rrëmben” njeriun e besuar trajnerit

Futboll

Një kombëtare i “rrëmben” njeriun e besuar trajnerit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:47
Skuadra e Fulhamit

Fulhami, klubi aktual i Armando Brojës, lajmëroi nëpërmjet një njoftimi në kanalet zyrtare se duke nisur nga sezoni i ardhshëm, ndihmësi i trajnerit Marco Silva do të largohet.

Fjala është Luis Boa Morte, i cili iu bashkua londinezëve në momentin që portugezi Silva mori drejtimin e skuadrës.

Silva e shndërroi Boa Morten në njeriun e tij të besuar duke i ofruar postin e zëvendëstrajnerit.

Mirëpo, nga sezoni i ardhshëm 46-vjeçari do të tentojë të jetë vetë protagonisti kryesor pasi do të marrë drejtimin e kombëtares së Guinea Bissau.

Klubi londinez e falenderoi paraprakisht Boa Morten për kontributin e tij jo vetëm në periudhën si zëvendëstrajner i Silvës, por edhe për kohën kur ka shërbyer si futbollist duke regjistruar 250 paraqitje dhe 54 gola me Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat