Berisha: Duhet të fitojmë sepse na ndihmon për atmosferën në ekip

Futboll

Berisha: Duhet të fitojmë sepse na ndihmon për atmosferën në ekip

Më: 19 mars 2024 Në ora: 15:04
Vedat Muriqi e Valon Berisha

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës duke u përgatitur për dy miqësoret e radhës.

Një nga lojtarët më me përvojë te Kosova, Valon Berisha, ka shprehur besim në fitore pasi janë duke u adaptuar dhe duke u përkushtuar në ekip

“Këto dy ndeshje do t’i shfrytëzojmë për të kuptuar trajnerin dhe filozofinë e tij, të krijojmë grupin dhe të bëhemi sa më të fortë për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kemi punu më shumë taktikisht, ndërsa nesër do të punojmë më shumë për fazën defanzive.

Duhet te adaptohemi sa më shpejtë.

Janë dy ndeshje miqësore por të rëndësishme dhe duhet t’i fitojmë sepse na ndihmojnë për atmosferën në ekip.” thotë Valon Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat