Henry i kundërvihet Real Madridit për Mbappen

Futboll

Henry i kundërvihet Real Madridit për Mbappen

Më: 19 mars 2024 Në ora: 16:03
Mbappe

Në Francë, një dilemë do të lindë në muajt në vijim. Parisi pret Lojërat Olimpike dhe një nga objektivat është marrja e medaljes së shumëpritur të artë në futboll, si me skuadrën e meshkujve, ashtu edhe të femrave. “Gjelat” olimpikë do t’i drejtojë Thierry Henry.

Një nga temat e nxehta është ajo e Real Madridit. Klubi i bardhë i dërgoi një letër FFF-së, duke paralajmëruar se nuk do t’i lejojë ndërkombëtarët e tij të merrnin pjesë në eventin olimpik. Paralajmërim që bëhet edhe më shqetësues për Francën, duke ditur nënshkrimin e afërt të Kylian Mbappé me “Los Blancos”.

Prania e 24-vjeçarit shihet si një domosdoshmëri. Ai do të ishte një nga ata mbi 23 vjeç, që do të luante për Francën në Olimpiadën e kësaj vere. “Paralajmërimi i Real Madridit? E imagjinoja. Klubet jashtë nuk kanë të njëjtën situatë si ne në Francë. Klubet franceze do të jenë aty për të ndihmuar, por klubet e huaja është normale që të thonë jo”, – shpjegoi Henry me qetësi.

Megjithatë, Henry nuk dorëzohet: “Do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Do të përpiqemi të shohim nëse mund të diskutojmë, nëse mund të na presin… Nuk është e lehtë. Ne nuk duam të kemi më të mirët në Olimpiadë, por vendimi mbetet te klubet. Duhet t’i pyesim të gjithë.

Nuk e dimë se kur do të jetë një ‘po’ apo një ‘jo’… Është e vështirë të përgatitësh diçka pa siguri. Janë jo pak emra që do të donim t’i kishim. Nëse vjen ‘po’ dhe lojtari ndryshon klubin, ose ka ndryshim trajneri, gjërat mund të ndryshojnë. Duhet të planifikosh situata të ndryshme”.

Francezi u pyet drejtpërdrejt se çfarë do të thotë mungesa e Mbappe: “Ne ende nuk e dimë se ku do të shkojë. E dimë se do të largohet, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë.

Ajo që duam është të kemi ekipin më të mirë, por nuk kemi siguri. Të gjithë duan të vijnë. Nëse kjo është e mundur, ky është një debat tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat