Ankohet për biletat e Europianit

Futboll

Ankohet për biletat e Europianit

Më: 19 mars 2024 Në ora: 19:18
Pamje

Krahas futbollistëve dhe mediave, të pranishëm në ambientet e Shtëpisë së Futbollit gjatë stërvitjes së kombëtares kuqezi ishin edhe disa prej tifozëve të tifo-grupit “Illyrian Elite”.

Këtë herë jo për të mbështetur kuqezinjtë, pasi bëhej fjalë thjesht për një seancë stërvitore, por për të protestuar në lidhje me pamundësinë për të siguruar bileta për në Kampionatin Europian Gjermani 2024.

“Ku janë biletat tona”, shkruhej në një nga pankartat e shpalosura prej tyre, teksa nuk munguan as tymueset.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë event madhor ka zgjuar interesin e qindra mijëra shqiptarëve në vend dhe në Europë, megjithatë vetëm një numër i kufizuar e tyre do të kenë mundësi të ndjekin kuqezinjtë nga shkallët e stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat