Rebelohet Eriksen

Futboll

Rebelohet Eriksen

Më: 20 mars 2024 Në ora: 12:12
Christian Eriksen

Siç ndodh shpesh, thirrja në kombëtare bëhet momenti i duhur për lojtarët që janë të pakënaqur me situatën e tyre në klubet përkatëse, që të tregojnë veten.

Kështu bëri edhe Christian Eriksen, ish-mesfushori i Tottenhamit dhe Interit, i cili tani ka përfunduar si rezervë luksoze në stolin e Manchester United (3 paraqitje midis Premier League dhe “FA Cup” më 2024).

“Skuadra po ecën mirë në periudhën e fundit, – deklaroi danezi nga grumbullimi me kombëtaren, – ndaj për këtë arsye e respektoj rolin tim.

Sidoqoftë, është e qartë se nuk jam i kënaqur nga fakti se po luaj pak. Kam folur edhe me trajnerin Ten Hag, ia kam bërë të qartë se jam i pakënaqur me situatën time dhe se do të doja të luaja sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë, jam dhe do të jem në dispozicion të klubit.

Ai m’u përgjigj se formacioni që kishte zgjedhur, me Mainoo në mesfushë, po shkonte mirë dhe për këtë arsye niveli i konkurrencës për një fanellë titullare ishte rritur.

E respektoj faktin që ai nuk dëshiron ta ndryshojë ekipin fitues, por padyshim që një angazhim i tillë i reduktuar do të më shqetësonte në planin afatgjatë”.

Eriksen (32 vjeç) iu bashkua “Djajve të Kuq” në vitin 2022 dhe që atëherë ka bërë 65 paraqitje në të gjitha garat, me 3 gola nën emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat