Shtatlarti mbyll sezonin dhe humb Euro 2024

Futboll

Shtatlarti mbyll sezonin dhe humb Euro 2024

Më: 20 mars 2024 Në ora: 20:20
Pamje nga një ndeshje

Rrugëtimi i Newcastle në FA Cup përfundoi në çerekfinale. Bardhezinjtë humbën 2-0 kundër Manchester Cityt, sfidë ku u dëmtua rëndë në gju Sven Botman.

Qendërmbrojtësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ligamentin e kryqëzuar, që do e mbajë jashtë për një periudhë 6-9 muaj!

Botman ka mbyllur sezonin dhe ka humbur mundësinë e pjesëmarrjes në Euro 2024 me kombëtaren e Holandës.

24-vjeçari është grumbulluar me tulipanët, por ende nuk ka arritur të debutojë me skuadrën e parë.

Ndërkohë që ka veshur gjithë fanellat e moshave: nga U15-U21.

Newcastle lajmëroi tifozët se lojtari shtatlartë do të kryejë operacionin gjatë javës së ardhshme, teksa i uron shërim dhe rikuperim të shpejtë.

Kjo nuk është hera e parë që Botman, i cili përpara transferimit në Premier League (2022) kërkohej edhe nga Milani, haset me problemet në gju.

Mbrojtësi lëndoi gjurin në fundin e muajit shtator, qëndroi 78 ditë jashtë dhe u rikthye nën urdhrat e Eddie Howe në mesin e dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat