Mësohen grupet e turneut olimpik

Futboll

Mësohen grupet e turneut olimpik

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:49
Grupet

Është hedhur shorti i fazës së grupeve për turneun olimpik të futbollit të Olimpiadës Paris 2024.

Skuadrat e kualifikuara në turneun e futbollit për meshkuj kanë mësuar kundërshtarët e fazës së grupeve.

Vendasit e Francës do të jenë në Grupin A së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fituesin e playoff-it ndërkontinental (Konfederata Aziatike 4-Guinea) dhe Zelandën e Re.

Grupi B përbëhet nga Argjentina, Maroku, Ukraina dhe një skuadër që do të kualifikohet nga Konfederata Aziatike. Në grupin C janë Spanja, Egjipti, Republika Domenikane dhe një tjetër skuadrës e Konfederatës Aziatike (AFC). Ndërsa në Grupin D bëjnë pjesë Paraguaji, Mali, Izraeli dhe skuadra e tretë e AFC.

Këto janë grupet për turneun olimpik të futbollit për meshkuj që do të zhvillohet nga data 24 korrik deri më 9 gusht dhe do të transmetohet në Radio Televizionin Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat