Kosova U21 e lë pa fjalë Gjermaninë në Chemnitz, Tovërlani ballëlart 

Futboll

Kosova U21 e lë pa fjalë Gjermaninë në Chemnitz, Tovërlani ballëlart 

Nga: K.Goca Më: 22 mars 2024 Në ora: 19:58
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Kosovës ka importuar një pikë të madhe me shije të fitores nga stadiumi në Chemnitz.

Kombëtarja e Kosovës U21 ka luajtur baras (0:0) me Gjermaninë U-21, në takimin e xhiros së shtatë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Gjermania - Kosova 0:0   

Kartona të verdhë: Abdullahu e Kryeziu.
Gjermania: Urbig, Thielmann, Kleine-Bekel (Siebert 31’), Arrey-Mbi, Netz, Martel, Reitz (Woltemade 71’), Gruda (Sieb 84’), Röhl, Knauff, Moukoko (Tresoldi 72’).
Kosova Abdullahu, A. Ajdini, Hoti, E. Letaj (Hasani 72’), Haxha, Emerllahu (Behrami 88’), Kryeziu, Thaçi (Tusha 46’), Avdyli, Llugiqi dhe F. Bunjaku (Brruti 89’).

Edhe të gjermanët është paraqitur një shqiptar titullar.

Është fjala për Brajan Grudën që është zëvendësuar në minutën e 84-të.

Në minutën e 76-të, Woltemade  pati rast të mirë por nuk e mposhti portierin Abdullahu.  

Djelmoshat e Kosovës nën urdhrat e selektorit Afrim Tovërlani treguan zemër të madhe në fushë, luftuan deri në pikën e fundit dhe morën pikë të artë.

Kosova deri me tash ka dy fitore, 3 barazime e dy humbje.
Polonia kryeson me 15 pikë, pasojnë Gjermania me 13, Bullgaria 9, Kosova 9, Estonia 1 dhe Izraeli 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat