Shkupi fiton ndaj Arsimit

Futboll

Shkupi fiton ndaj Arsimit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 17:10
Shkupi

Shkupi ka zhvillua ndeshje miqësore dhe ka fituar me 3:1 kundër KF Arsimi nga Çegrani, anëtar i Ligës së Dytë të Maqeddonisë.

Dy ekipet kane shfrytëzuar pauzën e kampionatit, shkaku i angazhimeve të Maqedonisë së Veriut në kalendarin e ndeshjeve të caktuar nga FIFA.

"Kjo ndeshje është luajtur ne Reçicë, ndërsa për ekipin tonë golat i shënuan Ali Adem në minutën e 10-t. Nikoqiret barazuan në minutën  18-t, pas një gabimi në mesfushë.

Në minutën e 35-t pas një gjuajtje të Blerton Shejit, topi goditi transversalen dhe Xhemal Ibishi me kokë shënoi për të rikthyer epërsinë në 2-1.

Ne pjesën e dytë ekipi ynë kishte edhe disa raste të tjera për të shënuar, por shfrytëzoi vetëm një, kur norvegjezi Emanuel Gronner ishte preciz nga pika e bardhe e penalltisë.

Kjo ndeshje e ka ndihmuar ekipin që të mbajë formën, në prag të ndeshjes se javës së 25-t, kur në Çair do të jemi nikoqir të KF Vardarit nga Shkup", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat