Rodrigo: Luaj për kombëtaren dhe klubin më të madh në botë

Futboll

Rodrigo: Luaj për kombëtaren dhe klubin më të madh në botë

Më: 23 mars 2024 Në ora: 17:29
Rodrigo 

Sulmuesi i Real Madridit dhe Brazilit, Rodrigo ka dhënë një intervistë për “The Guardian” ku është ndalur tek karrierën e tij. Ai është shprehur se luan gjithmonë për të fituar dhe nuk kënaqet me humbje.

“Koha kalon shpejt dhe je i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë sepse gjithçka do të përfundojë së shpejti.

Duhet të jesh më i përqendruar dhe të punosh, është e vështirë të bësh histori. Ka momente kur mendoj: ‘dreq, nuk jam më më i riu në ekip’. Por mund të them se jam i lumtur që kam këtë përvojë.

Edhe pse jam shumë i ri, ata tashmë më trajtojnë si një person të pjekur dhe me aq sa mundem, i ndihmoj të sapoardhurit.

Sot luaj për kombëtaren dhe klubin më të madh në botë. 

Nëse nuk dua që këto dy gjëra të krijojnë presion, diçka nuk është në rregull. Nuk do të kishte asnjë mënyrë për të vazhduar nëse nuk mund të duroja. Nuk mund të kënaqem kurrë me humbjen.

 Ky është mentaliteti i Real Madridit dhe i kombëtares. Unë gjithmonë mendoj për të fituar. Kjo është ajo që kam në kokën time.

Duhet të fitoj për të kënaqur tifozët brazilianë dhe Real Madridin.

 Të gjithë janë pak të frikësuar. 

Disa njerëz dinë të përballojnë frikën më mirë se të tjerët. Ky është ndryshimi. Ka vërtet shumë presion. Në futboll nuk ka pushim”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat