Bayern Munih nuk heq dorë nga ylli i Milanit

Futboll

Bayern Munih nuk heq dorë nga ylli i Milanit

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:51
Milani

Bayern Munich vazhdon të mos heq dorë nga shërbimet e portierit të Milanit, Mike Maignan.

Këtë e raportojnë mediat italiane e ato gjermane, lajm i cili po qarkullon tash e një kohë.

Ekipi gjerman është shumë i interesuar për Maignan, të cilin e sheh si zëvendësues ideal të Manuel Neuer.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut.

Por, ky operacion do t’i kushtojë shumë para Bayernit, pasi Milani nuk e lëshojë lehtë.

Në garë për portierin janë edhe disa top ekipe angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat