Cristiano Ronaldo i kthehet ashpër gjyqtarit

Futboll

Cristiano Ronaldo i kthehet ashpër gjyqtarit

Më: 27 mars 2024 Në ora: 12:50
Cristiano Ronaldo

Gjyqtari i ndeshjes miqësore Slloveni-Portugali duket se ka nervozuar Cristano Ronaldon.

Lojtari i Al Nassr u larguar nga fusha në minutën e 90-të të ndeshjes miqësore të luajtur në Lubjanë dhe humbja e Portugalisë me rezultatin 2-0 duket se i ka nervozuar të gjithë në kampin portugez, duke ja vendosur gjyqtarit Irfan Peljto fajin.

Arsyeja? Dy penalltitë e mohuara për ekipin e trajnerit Roberto Martinez. Në përfundim të ndeshjes, Ronaldo bëri një gjest , duke u treguar dy gishtat  gjyqtarit të katërt dhe atij kryesor, ku i referohen dy penalltive të mohuara.

Megjithatë, thuhet se Ronaldo edhe ka fyer gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, ku pritet të marrë edhe ndonjë dënim..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat