Marotta piketon talentin 19-vjeçar në vend të holandezit

Futboll

Marotta piketon talentin 19-vjeçar në vend të holandezit

Më: 30 mars 2024 Në ora: 12:17
Michael Kayode

Futbollist i ri, me hapësirë të madhe përmirësimi. Michael Kayode është profili në listën e dëshirave të Marotta dhe Ausilio për t’i dhënë një “shigjetë” në të djathtë Inzaghit në rast të një transferimi “të detyruar” te Dumfries.

Në fakt, kontrata e holandezit skadon në vitin 2025, negociatat për rinovimin nuk janë të thjeshta dhe për të mos e humbur për asgjë, Interi duhet të lëvizë në seancën e ardhshme të transferimeve.

I lindur në 2004 në Borgomanero (Novara), Kayode u rrit në sektorin e të rinjve të Juventusit midis viteve 2014 dhe 2018, por më pas bardhezinjtë nuk besuan plotësisht në të.

Pas tri sezonesh në Gozzano (D), në vitin 2021, Fiorentina e mori me të rinjtë. Shpërthimi erdhi verën e kaluar me goditjen me kokë në finale ndaj Portugalisë, që i dha Italisë fitimin e Europianit U-19.

Negociatat nuk do të jenë të lehta, sepse Fiorentina nuk bën kurrë zbritje, por Interi ka disa lojtarë të rinj për të ofruar si homologë teknikë. Nëse fundi i historisë (edhe për variablin Dumfries) nuk është shkruar ende, e sigurt është se zikaltrit e kanë vendosur djaloshin e talentuar në krye të listës për krahun e djathtë.

Një fizik shpërthyes, që nuk ndihet kurrë i lodhur. Kayode është një kartë e çmuar që, pasi ka luajtur edhe si anësor i majtë në ekipin e të rinjve, mund të lëvizë pa problem si mbrojtës i krahut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat