Ismaili, shqiptari më i trofeshëm në futsallin e Maqedonisë! 

Futboll

Ismaili, shqiptari më i trofeshëm në futsallin e Maqedonisë! 

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:05
Shkupjani Taulant Ismaili

Shkupjani Taulant Ismaili është sportisti më i suksesshëm në Maqedoninë e Veriut në kategorinë e fudbollit të vogël. 

Taulant Ismaili si fëmijë ishte pjesë e ekipit të Shkupit (ish Sloga Jugomagnat), i cili ishte pjesë e gjeneratës së artë të këtij klubi (gjenerata 1990), të cilët ishin kampion të padiskutueshëm në kategorinë e tyre 7 vite me rradhë. 

Që nga mosha 22 vjeçare, Taulant Ismaili fillon profesionalisht të luaj në fudboll të vogël në ekipin “KMF Zhelezarec”, ku nga sezona e tij e parë u shpall kampion vendor dhe ky avaz vazhdoi edhe për katër vitet e rradhës. Pas avanturës në “KMF Zhelezarec”, Ismaili i bashkangjitet “KMF Veles”, ku në sezonin e parë ishin vetëm kampion të kupës së Maqedonisë. Pas paraqitjeve të mira, interesim për Ismailin kishin edhe klube nga Italia dhe Kosova dhe shumë ekipe vendase, por vendimi i tij ishte që t’i bashkangjitet ekipit të FC “Feniks” nga Drenasi i Kosovës. Me ekipin e ri, në sezonin e parë u shpallën kampion të kupës së Kosovës.

Përvoja në Kosovë u plotësua edhe me ekipe të reja si FC “Besa” e Pejës dhe FC “Prishtina” në Prishtinë. Pas 2 viteve të kaluara në kampionatin Kosovar, Ismaili kthehet në atë vendor ku i bashkangjitet ekipit të FC “Shkupit”, ku në sezonin e parë shpallen kampion të dyfishtë, atë të ligës dhe atë të kupës së Maqedonisë. Në këtë vit, gjatë sezonit 2018/19, për herë të parë në historinë e fudbollit të vogël në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shpallet lojtari më i mirë i vitit një shqipëtar, ku më meritori ishte Taulant Ismaili. Pas gjithë këtij suksesi të arrituri, Ismaili vendos që ti bashkohet ekipit të tij të zemrës FC “Arben Bajrami” i cili njëkohësisht ishte edhe më meritori për krijimin e këtij klubi bashkarisht me shokët e tij, ku filluan aventurë të re, ku si ekip i sapokrijuar garuan në Ligën e Dytë të Maqedonisë ku u shpallën kampion dhe u bënë pjesë e fudbollit të vogël elitar.

Me këtë ekip dy vite më pas arritën që të shpallen edhe kampion të kupës së Maqedonisë së Veriut. Pas kësaj arritje, ndodh rikthimi në ish ekipin e tij FC “Shkupi” ku përsëri u shpallën kampion të ligës së parë. Sezonin e tij të fundit por jo përfundimtarë, karrierën e tij e vazhdoi në ekipin e FC “Forca” të Kumanovës, ku kënga e njejtë u këndua edhe në këtë klub, pra që nga sezoni i parë, për herë të parë një ekip nga Qyteti i Kumanovës shpallet kampion në kampionatin vendor. 

Ismaili në vitrinën e tij përmbledh gjithsej 16 trofe, prej të cilave 8 tituj janë të ligës dhe 8 trofe nga kupa vendore. 

Suksesi i Ismailit, e bëri atë që gjatë kohë të jetë pjesë e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në futsal i cili tashmë ka mbi 10 vjet pjesëmarrje aktive në reprezentacionin e Maqedonisë dhe ka luajtur mbi 60 ndeshje zyrtare. 

Poashtu, përveç përvojës në futsallin vendor, atë në Kosovë dhe me reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, Ismaili ka edhe mbi 30 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampionëve, ku sukses më të madhë arriti me ekipin e KMF “Zhelezarec” duke u kualifikuar në 1/8 e Ligës së Kampionëve, me ç’rast u renditen si ekipi i 6 më i mirë në Evropë. 

Ismailit i dëshirojmë edhe shumë vite tjera aktive në futsallin vendor, duke qenë një shembull pozitiv dhe motiv shtesë për rininë e vendit që të bëhen pjesë e këtij sporti që çdo vit po merr jehonë më të madhe se viti paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat