“Duhet t’i vijë turp nga vetja”, sulmi ndaj Allegrit

Futboll

“Duhet t’i vijë turp nga vetja”, sulmi ndaj Allegrit

Më: 31 mars 2024 Në ora: 13:53
Massimiliano Allegri

Eksperti i CBS, Matteo Bonetti, ka kritikuar Massimiliano Allegrin pas humbjes së Juventusit kundër Lazios: “Duhet t’i vijë turp nga vetja”.

Allegri është nën presion pasi Juventusi ka grumbulluar vetëm shtatë pikë në nëntë ndeshjet e fundit në Serie A dhe humbja e së shtunës kundër Lazios i jep një shans Bologna-s dhe Roma-s që t’i afrohen Zonjës së Vjetër në renditje.

Trajneri italian zgjodhi një formacion 4-3-3 kundër Lazios, duke aktivizuar nga minuta e parë Mattia De Sciglio-n për herë të parë në 11 muaj pas një dëmtimi në gju dhe Andrea Cambiaso si anësor i djathtë.

Rezultati nuk ishte aspak i mirë dhe paraqitja e bardhezinjve ka zhgënjyer tifozët dhe ekspertët. Analisti i CBS Bonetti kritikoi ashpër Allegrin pas humbjes.

“Duhet t’i vijë turp nga vetja, për mënyrën se si e nxori këtë ekip në fushë”, tha ai.

“Kishte gjithë javën për t’u përgatitur, në këtë rast dy javë. De Sciglio nuk duhet të jetë askund afër skuadrës, ai nuk është mjaftueshëm i mirë për këtë nivel. Juventusi u paraqit në këtë ndeshje si një ekip provincial. Kjo nuk është mënyra e Juventusit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat