Inter blen përfundimisht kartonin e Carlos Augusto

Futboll

Inter blen përfundimisht kartonin e Carlos Augusto

Më: 2 prill 2024 Në ora: 13:34
Carlos Augusto

Inter blen përfundimisht kartonin e Carlos Augusto!

Carlos Augusto është tërësisht në pronësi të Interit. Kjo gjë u bë fakt i kryer pas fitores së të hënës mbrëma të Interit ndaj Empolit, fitore e cila bëri që zikaltërit të kualifikoheshin matematikisht në Champions League.

Ky ishte një kusht që u përfshi në huazimin e brazilianit nga Monza për blerjen perfundimtare automatike.

Interi, për shkak të klauzolës së futur në verë, do të paguajë 7.5 milionë euro të mbetura në arkën e Monza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat