Allegri: Vendimet e arbitrit nuk diskutohen

Futboll

Allegri: Vendimet e arbitrit nuk diskutohen

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:33
Massimiliano Allegri

Për trajnerin e Juventus-it Massimiliano Allegri-n vendimet e arbitrave nuk duhen diskutuar, por duhen pranuar..

Duke folur për mediet pas fitores 2-0 ndaj Lazio-s në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë ai u shpreh se ndonëse ende nuk është vendosur kualifikimi, fokusi duhet kthyer te kampionati tashmë.

“Vendimet e arbitrit duhet të pranohen, është e kotë të diskutohet për atë që gjyqtari i ndeshjes vendos. Ishte e rëndësishme të ktheheshim te fitorja dhe djemtë ishin të mir.

Kualifikimi nuk është mbyllur, por duhet të mendojmë për kampionatin për të rregulluar situatën. Na vjen keq vërshëllimat ndaj Alex Sandro, ai ka fituar pesë tituj me Juventusin dhe meriton respekt”-deklaroi Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat