Manchester City nuk e ka kursyer Aston Villën, duke e deklasuar me rezultat 4:1, në takimin e javës së 31-të të Premier League në futboll.
Shumë interesant është gara për titullin e kampionit, tri skuadra luftojnë fyt për fyti, Arsenali, Liverpooli dhe Manchester City.
Rodri shënoi në minutën e 11-të për 1:0 por Duran barazoi 1:1 në atë të 20-tën.
Futbollisti Phil Foden shënoi het-trik në minutën e 45+1, 62-të e të 69-tën.
Arsenali kryeson me 68 pikë por ka një pikë shumë se Liverpooli (një ndeshje më pak) dhe Manchester City.
Aston Villa renditet në vend të katërt me 59 pikë.