Rikthehet Gjergji Muzaka

Futboll

Rikthehet Gjergji Muzaka

Më: 5 prill 2024 Në ora: 15:24
Gjergji Muzaka

Rikthehet Gjergji Muzaka!

Gjergji Muzaka pritet të jetë drejtori i ri i Klubit Shumësportësh Tirana. Drejtoresha në detyrë, Deborah Keçi është pezulluar pas hetimit nga SPAK dhe bashkia e qytetit është vënë në lëvizje për të ndryshuar kryesinë e shumësportëshit.

Shtypi i shkruar bën me dije se Muzaka është emri i përzgjedhur i cili prej vitesh është krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj për zhvillimin e sportit në kryeqytet.

Muzaka ka një CV për t’u patur zili në karrierën futbollistike teksa ka prekur majat me skuadrat elitare si Tirana, Dinamo, Partizani, Skënderbeu si dhe me Kombëtaren shqiptare. Zyrtarizimi i ish-mesfushorit pritet të vijë në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat