Osimhen nuk tundohet

Futboll

Osimhen nuk tundohet

Më: 6 prill 2024 Në ora: 14:26
Osimhen

Victor Osimhen kaloi disa ditë në Paris në fillim të kësaj jave, duke nxitur spekulimet e transferimeve për një lëvizje të mundshme te Paris Saint-Germaini në verë.

Siç raporton “Il Corriere dello Sport”, nigeriani ka postuar foto dhe video të udhëtimit të tij të fundit në kryeqytetin francez.

Sipas mediumit italian, Osimhen udhëtoi për në Paris pas humbjes 3:0 të Napolit kundër Atalantës të shtunën, duke kaluar pushimet e Pashkëve me familjen e tij në Francë.

Ditë më parë ishte raportuar se PSG-ja po udhëheq garën për të nënshkruar me sulmuesin e Napolit në fund të sezonit.

Ish-sulmuesi i Lille shihet si një zëvendësues ideal për Kylian Mbappe, i cili pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Chelsea, Arsenal dhe Manchester United gjithashtu kanë qenë të lidhur me 25-vjeçarin, por sipas “Il Corriere dello Sport”, kampioni i Francës është klubi më shanset më të mëdha për të paguar klauzolën e tij prej 130 milionë eurosh.

Nuk është hera e parë që Osimhen kaloi disa ditë pushimi në Paris.

Ylli i Nigerisë bëri të njëjtën gjë verën e kaluar dhe vlerësohet se kjo sugjeron se PSG-ja është destinacioni i tij i preferuar për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat