Xherdan Shaqiri me notën më të madhe në ndeshjen e kampionatit amerikan

Futboll

Xherdan Shaqiri me notën më të madhe në ndeshjen e kampionatit amerikan

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2024 Në ora: 15:26
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është shpallur futbollist i ndeshjes në kampionatin amerikan, Chicago Fire – Houston Dynamo.

Shaqiri shënoi nga penalltia në minutën e 10-të dhe asistoi në atë të 78-tën, në fitoren e Chicago Fires me rezultat 2:1 ndaj Houston Dynamo. 

Shaqiri është zgjedhur lojtar i ndeshjes.

Ai është vlerësuar me notën 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.  

Amine Bassi i Houston është vlerësuar me notën 8.0.

“Është ndjenjë e mirë, sidomos pasi nuk kemi fituar për kohë të gjatë. Është gjithnjë ndjenjë e mirë për djemtë të marrim fitore dhe tri pikë në shtëpi.  

Gjithnjë u them djemve se kur luajmë në shtëpi askush nuk duhet të vijë këtu dhe të marr pikë. Ky gjithnjë është synimi ynë.

Shpresoj se kjo fitore na shërben për ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat