Ditët e Allegrit në stol të numëruara, Juventusi arrin marrëveshje në parim me trajnerin e ri

Futboll

Ditët e Allegrit në stol të numëruara, Juventusi arrin marrëveshje në parim me trajnerin e ri

Më: 8 prill 2024 Në ora: 18:41
Massimiliano Allegri

Juventusi duket se do të ndajë rrugët në fund të sezonit me trajnerin italian Massimiliano Allegri.

Calciomercato ka raportuar se ‘Zonja e Vjetër’ ka arritur një marrëveshje në parim me trajnerin e Bolognës, Thiago Motta, i cili mbetët opsioni kryesor dhe ndoshta i vetmi, për të pasuar Allegrin në stol sezonin e ardhshëm.

Allegri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij në ‘Allianz Stadium’, por sipas Calciomercatos, ai është pothuajse e sigurtë që do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me marrëveshjen e supozuar mes ‘Bianconerëve’ dhe Mottës, por raporti insiston se të dy palët tashmë kanë shtrënguar duart.

Kontrata e Mottës me Bolognën skadon në fund të sezonit dhe ish-reprezentuesi italian ka refuzuar që të nënshkruajë nja marrëveshje të re.

Bologna momentalisht renditet në pozitën e katërt në elitën e futbollit italian, me dy pikë më shumë se Juventusi në pozitën e pestë.

Bologna dhe Juventusi do të ballafaqohen me njëra-tjetrën në xhiron e parafundit në Serie A, ndërsa kujtojmë se Motta është lidhur gjithashtu edhe me një kalim tek Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat