Sane rigjen Artetën si rival

Futboll

Sane rigjen Artetën si rival

Më: 9 prill 2024 Në ora: 13:09
Arsenali

Leroi Sane e dinte brenda vetes se një ditë Mikel Arteta, ndihmësi i Pep Guardiolës në periudhën që edhe gjermani luante te Mançester Siti, do të bëhej një trajner i madh.

“Mbaj mend çdo ditë me Artetën dhe besoj se kemi punuar shumë mirë dhe kemi bërë gjëra të mëdha bashkë.

Madje, mbaj mend që kam pasur më shumë biseda me atë sesa me Guardiolën dhe natyrisht që ka merita të mëdha në formimin dhe përmirësimin tim si futbollist.

Ka ide dhe këshilla gjeniale për mënyrën e të luajturit në fushë dhe do i jem gjithmonë mirënjohës. Më vjen sa mirë që do e takoj, por edhe aq keq që më duhet të sfidohem me të, sepse në fund njëri prej nesh do të eliminohet dhe nuk besoj, nuk dua që ai të jem unë që do të dal si humbës.

Përkundrazi, unë mendoj se edhe paraqitja e fundit e shëmtuar me Haidenhaimit na ka bërë shumë mirë, pasi na ka zgjuar nga gjumi dhe na ka karikuar që të jemi më të egër, sidomos në këto 90 minuta të para, të cilat janë tepër të rëndësishme.

Forma ime? Në javët e fundit jam ndierë shumë i fortë, i relaksuar dhe plot dëshirë, ndonëse kundër Arsenalit e di që kjo nuk do të mjaftojë, pasi si unë, ashtu sikurse edhe Bajerni duhet të jetë perfekt”, u shpreh sulmuesi bavarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat