Benfica e fortë për Marseillen

Futboll

Benfica e fortë për Marseillen

Më: 11 prill 2024 Në ora: 22:57
Benfica

Benfica e ka fituar ballafaqimin e parë të çerekfinales së Europa League në futboll.

Skuadra portugeze e ka mposhtur me rezultat 2:1 Marseillen, në takimin që është zhvilluar në stadiumin "da Luz" në Lisbonë.

Futbollistët Rafa Silva (16') e Di Maria (52') shënuan për fitoren e vendasve.

Aubameyang shënoi në minutën e 67-të për Marseillen.

Marseillen e pret punë e vështirë në sfidën e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat