Capello flet për “studentin” e tij Daniele De Rossi

Futboll

Capello flet për “studentin” e tij Daniele De Rossi

Më: 13 prill 2024 Në ora: 12:33
Fabio Capello

Fabio Capello flet për “studentin” e tij Daniele De Rossi. Ish-trajneri i Romës, gjatë një interviste për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, është ndalur te trajneri verdhekuq, i aftë për t’iu dhënë fytyrë të re kryeqytetasve si në kampionat, ashtu edhe në “Europa League”, ku mundi Milanin në “San Siro”.

Lidhur me ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës nënvizoi: “A ka pak Capello në lojën e De Rossit? Më pëlqen të mendoj kështu, edhe pse një lojtar frymëzohet nga të gjithë trajnerët që ka pasur. Unë vetë kam mësuar gjëra të ndryshme nga Herrera, Liedholm dhe Fabbri.

Një karakteristikë që më pëlqen tek De Rossi si trajner? Pragmatizmi. Nëse analizoni ndeshjen ndaj Milanit konstatoni se ai është shumë i zgjuar taktikisht, studion. Me këtë rast, Milanin e kishte studiuar shumë mirë.

Një tjetër Romë, pas lamtumirës së Mourinhos? Unë mendoj se Daniele ishte shumë i mirë që nga fillimi në rrënjosjen e besimit, duke përfshirë të gjithë lojtarët dhe bërë i besueshëm.

Sigurisht që pati edhe fatin të kishte një fillim të butë, për sa i përket kalendarit, por nga ato rezultatet e para mundi të nxirrte forcë përballë grupit, duke u bërë lider i tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat