Barcelona sfidon City-n, për një arsye

Futboll

Barcelona sfidon City-n, për një arsye

Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:46
Guardiola

Sipas gazetës spanjolle Jijantes, Barcelona ka zhvilluar bisedime me babanë dhe menaxherët e objektivit të Manchester City, Dani Olmo.

Që kur iu bashkua Leipzig në vitin 2020 nga Dinamo Zagreb, Olmo ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e Bundesligas. Olmo deri më tani ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 34 asiste në 145 ndeshje për klubin gjerman.

Këtë sezon, mesfushori sulmues ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 22 ndeshje.

Olmo është një produkt i akademisë së famshme të Barçës, La Masia. Ai iu bashkua grupit Blaugrana në moshën 7-vjeçare përpara se t’i linte ata në moshën 14-vjeçare.

Interesi i Barcelonas për mesfushorin daton që nga viti 2021. Megjithatë, skuadra e La Ligas mund të përballet me konkurrencë të ashpër nga Manchester City, Atletico Madrid dhe Chelsea për nënshkrimin e lojtarit.

Babai dhe menaxherët e Olmos thuhet se janë takuar me përfaqësuesit e Cityt javën e kaluar. Sipas Jijantes, Deco dhe zyrtarë të tjerë të Barçës tani janë takuar gjithashtu me përfaqësuesit Olmo-s.

Lojtari ka kontratë me Leipzig deri në fund të sezonit 2026-27. Megjithatë, sipas SPORT, Olmo ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij.

Kjo e bën spanjollin një lojtar të kërkuar nga klubet më të mira europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat