Mbappe: Mos më pyesni për Realin

Futboll

Mbappe: Mos më pyesni për Realin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 16:58
Mbappe

Zyrtarizimi mungon, por pikëpyetjet për largimin e Kilië Mbappesë nga Paris SG-ja janë thuajse të pavlera. Në fund të sezonit, ai pritet të lërë Parisin dhe të udhëtojë drejt Madridit për të firmosur me Realin.

Por sa herë flitet për Mbapenë, aty në sfond është Reali. Për kapitenin e Parisit dhe kombëtares franceze, objektivi aktual është një dhe vetëm një, që kupa me veshë të mëdhenj të “parkohet” nën kullën Eifel.

“Ëndrra ime e madhe është të fitoj Ligën e Kampioneve me Paris SG-në. Në çerekfinale kemi eliminuar një skuadër të madhe.

Tani duhet të bëjmë gjithçka për të mbërritur në ‘Uembli’.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Paris kemi punuar shumë fort, kemi analizuar gjithçka në imtësi dhe kishim shkuar në Barcelonë për të fituar dhe kualifikuar. Ka qenë një mbrëmje e madhe për Parisin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat