​Lajm i mirë për Juventusin

Futboll

​Lajm i mirë për Juventusin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 18:10
Wojciech Szczesny

Wojciech Szczesny dhe Arkadiusz Milik janë të gatshëm për t'u përballur me Cagliarin, lajm i mirë ky për “Zonjën e Vjetër” por Juventusit i mungojnë Moise Kean dhe Fabio Miretti.

Ndeshja mes Cagliarit dhe Juventusit do të zhvillohet në stadiumin “Unipol Domus Arena” të premten me fillim nga ora 20:45.

Szczesny pritej të ishte jashtë fushave pas thyerjes së hundës gjatë barazimit në “Derby della Mole” kundër Torinos.

Ai dëmtim kërkonte operacion për të reduktuar frakturën, por duket sikur ai mund t'i merrte dorezat gjithsesi me ndihmën e një maske mbrojtëse në Sardinia, duke e lënë Mattia Perin në stol.

Milik kthehet pas disa javësh jashtë për shkak të një lëndimi muskulor, por Kean dhe Miretti janë lënë pas në Torino për të punuar në gjendjen e tyre fizike.

Munguesit afatgjatë janë Paul Pogba dhe Nicolò Fagioli i suspenduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat