Roma i dërgon letër Ligës së Futbollit: Kalendari na penalizon para Leverkusenit

Futboll

Roma i dërgon letër Ligës së Futbollit: Kalendari na penalizon para Leverkusenit

Më: 19 prill 2024 Në ora: 13:22
Roma

Roma u kualifikua në gjysmëfinalen e Ligës së Europës dhe nuk dëshiron t’i lërë asgjë fatit përpara ndeshjes së parë kundër Bayer Leverkusen më 2 maj. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, klubi verdhekuq i ka dërguar një letër “Lega Calcio” për të kërkuar që të mos luhet koha e mbetur kundër Udinese (ndeshje e ndërprerë për shkak të kolapsit shëndetësor të Ndicka) më 25 prill, sepse kjo do t’iu jepte gjermanëve një ditë më shumë në dispozicion për t’u përgatitur.

Një shqetësim kalendarik, pra, që mund të shpjegohet kështu: për Udinese-Roma, e ndërprerë në minutën e 72-të për shkak të sëmundjes së Ndicka, 25 prilli u mendua si një datë e mundshme rikuperimi, si data e parë e disponueshme.

Megjithatë, kjo do të futej mes Roma-Bologna (e planifikuar për të hënën) dhe Napoli-Roma, që me Udinese të enjten do të duhej të luhej domosdoshmërisht të dielën. Ky skenar, megjithatë, do t’i jepte Leverkusenit një avantazh 24-orësh, pasi luan të shtunën kundër Stuttgartit.

Prandaj, Roma po i kërkon Ligës mundësinë që të luajë kundër Udineses më vonë, ndoshta në maj, ndoshta kur të rikuperohet Atalanta-Fiorentina (nuk u luajt për shkak të vdekjes së Joe Barone). Në letër, Roma kujton gjithashtu një precedent: Juventus-Napoli më 23 dhjetor 2020, e cila nuk u rikuperua në datën e parë të disponueshme, por më 7 prill 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat