Llapi do fitore

Futboll

Llapi do fitore

Më: 19 prill 2024 Në ora: 22:59
Llapi

Llapi ka edhe shtatë ndeshje deri në fund të kampionatit, ku synon titullin kampion.

Përmes një postimi në rrjetin zyrtar Facebook, llapjanët kanë shkruar se janë të bashkuar dhe të motivuar për secilen ndeshje deri në fund të kampionatit.

“Jemi të bashkuar maksimalisht t’iu kthehemi fitoreve dhe t’iu bëjmë krenar gjithë juve që na mbështetni pa rreshtur në tribuna”, thuhet në njoftim.

Ndeshjen e radhës, të besuarit e Tahir Batatinës e luajnë ndaj Fushë Kosovës dhe duan vetëm rezultat pozitiv.

]“Kthesa jonë fillon të dielën me ndeshjen ndaj KF Fushë Kosovës në shtëpin tonë “Zahir Pajaziti”, ndërsa synimi do jetë i qartë, t’i mposhtim të gjithë për ta arritur objektivin madhor”.

Në njoftimin e Llapit thuhet se nuk ka vend për dorëzim, mirëpo vetëm për përkrahje për synimin e madh, titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat