Gjilani i dëshiron shërim sa më të shpejt Albinit

Futboll

Gjilani i dëshiron shërim sa më të shpejt Albinit

Nga: K. Goca Më: 9 mars 2017 Në ora: 12:51
Gjatë vizitës

Skuadrës së Gjilanit i vjen shumë keq për lëndimin e futbollistit të Lirisë, Albin Memaj. Ata e kanë vizituar futbollistin në spital, për faktin se kishte dukshëm të lënduar pjesën e syrit. “Kryesia e KF Gjilanit ka vizituar për së dyti herë lojtarin e lënduar të KF Lirisë, Albin Memaj. Lojtari i cili u lëndua dje gjatë një dueli po qëndron në qendrën spitalore në Gjilan ku po merr trajtimin mjekësorë. Gjendja e tij është e mirë dhe shpresojmë që së shpejti ti kthehet fushës. Kryesia e KF Gjilanit po kujdeset për gjendjen e tij dhe po i qëndron afër duke e ditur se deri tash nuk është vizituar nga asnjë anëtar i kryesisë së klubit të tij, përveç familjarëve të vet. Albinit i dëshirojmë shërim sa me të shpejtë”, thuhet nga KF Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat