Humbje e ngushtë e Skënderbeut nga Besiktasi - Bota Sot
Humbje e ngushtë e Skënderbeut nga Besiktasi

Futboll

E mërkurë, 17 tetor 2018

Humbje e ngushtë e Skënderbeut nga Besiktasi

Më: 12 janar 2018 Në ora: 17:38
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e futbollit Skënderbeu nga Korça është mposhtur me rezultat 3:2 nga Besiktas i Stambollit, në ndeshjen miqësore të luajtur në Antalia. Turqit kaluan të parët në epërsi në minutën  e 15-të të takimit me anë të Pektemek. Më pas Skënderbeu do të reagojë dhe do të barazojë me anë të Soue dy minuta më vonë. Në pjesën e dytë turqit shënojnë dy gola të shpejt në pak minuta. Është sërish Pektemek që kalon vendasit në epërsi në minutën e 55-të, ndërsa më vonë do të trefishonte (62’) Negredo për Besiktasin. Sabien Lilaj në minutën e 89-të nga penalltia ngushton humbjen në 3:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test