Strakosha me Lazion ‘shkelin’ Chievon

Futboll

Strakosha me Lazion ‘shkelin’ Chievon

Nga: K.Goca Më: 21 janar 2018 Në ora: 17:09
Strakosha me Lazion ‘shkelin’ Chievon

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, me ekipin e Lazios, e “shkelën” me lojë e rezultat 5:1 Chievon nga Verona, në ndeshjen e javës së 21-të në Serie A. Futbollistët e Lazios dëshmuan lojë shumë të mirë dhe e mbushën rrjetën e rivalit. Alberto (23'), Milinkoviq-Saviq (32' e 68'), Bastos (83'), Nani (86') shënuan për Lazion dhe Pucciarelli (25') realizoi për Chievon. Strakosha bëri paraqitje të mirë dhe iu gëzua kësaj fitore të madhe.  Lazio renditet në vend të tretë me 43 pikë, kurse Chievo pozicionohet në pozitën e 13-të me 22 pikë. Për Chievon u paraqit Përparim Hetemaj, por i dëshpëruar me humbjen që pësuan në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat