Nënkamapioni i botës me probleme në zemër, lajmin e konfirmon klubi

Futboll

Nënkamapioni i botës me probleme në zemër, lajmin e konfirmon klubi

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:59
Kroacia

Një lajm aspak i mirë vjen nga kampi i Milanit. Nënkampioni i botës që iu bashkua kuqezinjve, kroati Ivan Strinic do të pezullojë aktivitetin e tij. Pas kontrolleve mjekësore që është bërë për lojtarët ai është diagnostikuar me probleme me zemrën dhe muskujt e saj. Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi:

“AC Milan njofton se gjatë kontrolleve rutinore dyvjeçare, të planifikuara në Itali për atletët profesionistë, u zbulua se Ivan Strinic vuan nga një hipertrofi fillestare e muskujve të zemrës që meriton hetim të mëtejshëm nga për të kryer pas një periudhe pushimi, për këtë arsye lojtari do të duhet të pezullojë përkohësisht aktivitetin sportiv deri në përfundimin e kontrolleve”-thuhet në njoftim.

Strinic ka bërë një paraqitje të mirë në Kupën e Botës dhe tek Milani është afruar si lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat