Muqolli dhe Shala po festojnë suksesin e madh 

Hendboll

Muqolli dhe Shala po festojnë suksesin e madh 

Nga: K.G. Më: 23 maj 2021 Në ora: 23:14
Muqolli dhe Shala po festojnë suksesin e madh 

Besa Famgas nga Peja në konkurrencën e meshkujve dhe Istogu në atë të femrave, janë fituesit e Kupës së Kosovës në hendboll.

Javier Cabanas është kryetrajner dhe Arben Muqolli - trajner i Besës, ndërsa Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, përfunduan ashtu si planifikuan garat e Kupës së Kosovës.

Muqolli dhe Shala apo ndryshe njihen si homologë, festojnë trofeun e Kupës së Kosovës, që e fituan dje. 

Besa Famgas (në finale) e demoloi Prishtinën me rezultat 38:29 dhe Istogu ishte bindshëm me rezultat 31:23 kundër Prishtinës.

Pejanët dhe Istogu apo fqinjët, festojnë së bashku, duke i lënë skuadrat nga kryeqyteti duarthatë.

Muqolli shijoi Kupën e 12-të të pasluftës dhe Shala të tretin me Istogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat