Bellma Beba si në ditët më të mira në Gjermani

Hendboll

Bellma Beba si në ditët më të mira në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2021 Në ora: 12:36
Bellma Beba si në ditët më të mira në Gjermani

Hendbollistja shqiptare, Bellma Beba, është rikthyer me sukses pas lëndimit.

Beba është si në ditët më të mira e cila dëshmoi klasin e saj në përballje me Tus Metzingen II.

Hendbollistja nga Gostivari ishte vendimtare për fitoren e skuadrës së saj, Wurm - Mitte me rezultat 29:28 (16:13) ndaj Tus Metzingen II, në ndeshjen e Bundesliga III.

Image

Gazeta gjermane 

Beba shënoi 3 gola dhe ka pasur edhe shumë asistime. 

Ish lojtarja e Kastriotit dhe Prishtinës,  ishte prej me të mirave në fushë. Në sekondat e fundit importojnë dy pikë dhe shumë të rëndësishme duke iu falënderuar aksionit të fundit të qendrës Bellma Bebës. 

Image

Ishin sekondat e fundit e drithërues, por që ndezi një veprim interesant dhe me këshillën e Bebës, e cila i kërkojë trajneres që ta heqin portieren e të luajnë sigurt me shtatë lojtare në fushë, kjo rezultoi e qëlluar. 

Trajnerja Miriam Hirsch ka fjalë të mëdha për Bebën, duke thënë se e mbajtën topin 20 sekonda dhe me mjeshtri e përfundoi veprimin e saj. 

Në 10 sekondat e fundit Bellma Beba e mori topin dhe u shkëput për gjuajtje, duke pritur të gjithë se ajo po godet drejt portës por me mençur pasoi deri te pivotja Laura Steger e cila realizon për fitoren e madhe.

Trajnerja tha se Beba arriti mrekullisht të përfundon aksionin e fundit.

Image

“Jam e lumtur që u riktheva pas një kohe, pasi që e kisha të lënduar gishtin.

Ende e kam fashën në gisht por nuk është pengesë që të jap kontributin tim në fushë. Jam e gëzuar që arritëm të kthehem me dy pikë nga ky udhëtim dhe besoj se do të vazhdojmë me rezultate të mira.

Si ekip vepruam luajtëm mirë, zbatuan detyrat e trajnerja, sidomos aksionin e fundit e realizuam në mënyrë shkollore. 

Ndihem krenare që jam kthyer pas një kohe dhe aq me tepër që shënuam fitore të madhe. Do të jap maksimumin me synime që t’i realizojmë objektivat”, tha Beba për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat