Shembull për klubet tjera, formohet KHF Ferizaj - B

Hendboll

Shembull për klubet tjera, formohet KHF Ferizaj - B

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:33
Shembull për klubet tjera, formohet KHF Ferizaj - B

Kur vepron mendja e shëndoshë edhe arrihet qëllimi! Klub që i ka katër vite që u themelua, po bëhet model për klubet tjera. 

Klubi i hendbollit Ferizaj po bëhet shembull edhe për klubet tjera se si duhet të veprojnë për një të ardhme më të mirë. 

Formohet klubi Ferizaj B dhe nga edicioni i ardhshëm garon në Ligën e Parë të Kosovës. 

Xhavit Morina, president i klubit, me punën e tij të palodhshme, mori një vendim të madh për themelimin e këtij klubi për faktin se ka shumë të reja që vlojnë si bletët. 

"KHF Ferizaj-B". Klubi jonë KHF Ferizaj, vendosi që të formoj edhe një klub të ri i cili do të garoj në ligen e parë të Kosovës nga sezon 2022/23.

Qëllimi i formimit të këtij klubi të ri i cili do të quhet  "KHF Ferizaj-B" është arsyeja e numrit të madh të lojtareve të reja që janë pjesë e klubit.

Përvoja që do ta fitojnë lojtaret e reja në këtë ligë do jetë burimi kryesorë i ekipit A në të ardhmen.

Këtë ekip do ta udhëheq trenerja Yllka Kupina Ademaj, ndërsa koordinatorë do të jetë Refik Sadriu së bashku me prindërit e lojtareve”, njofton KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat