Tjetër fitore e Besës ndaj Rahovecit

Hendboll

Tjetër fitore e Besës ndaj Rahovecit

Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:48
Tjetër fitore e Besës ndaj Rahovecit

Besa Famgas e ka mposhtur Rahovecin në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll.

Pasi të mërkurën e mposhti në kuadër të çerekfinales së Kupës, Besa Famgas të premten mbrëma fitoi ndaj Rahovecit me rezultatin 39:24.

Plot 14 lojtarë të ekipit pejan shënuan gola në ndeshjen që e hapi javën e 22-të të Superligës A. Kastriot Jupa e Jon Muqolli i realizuan nga 5 gola.

Te Rahoveci më efikasi ishte Adonit Isufi me gjashtë gola. Realizatorë ishin gjithsej dhjetë lojtarë të Rahovecit.

Besa Famgas ka vetëm fitore dhe udhëheq në tabelë me 44 pikë. Rahoveci është i treti me 28 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat